Më datë 26 janar një asteroid potecialisht i rrezikshëm do ti ofrohet tokës sonë. Asteroidi mendohet se është së paku 20 herë më i madh nga asteroidi “çelebinjski”. Meteori që shpërtheu në vitin 2013 mbi qytetin rus Çelabjinski, me diametër 17 metra,ka liruar energji me forcë 440 do 500 kilotonë.
Asteroid 2004 BL86, me diametër të vlerësuar nga 440 deri në 1.000 metra do të kalojë afër Tokës 1,2 milion kilometra, që është tri herë më larg se sa është Toka nga Hëna. 2004 BL86 është zbuluar më 30 janar të vitit 2004 e është vërejtur falë projektit LINEAR i cili është zbulues i shumicës së asteroideve, kometave dhe meteorëve që nga 1998 deri në vitin 2005.
LINEAR (Lincoln Near-Earth Asteroid Research) nga dhjetori i vitit 1998 deri në shtatorin e vitit 2011, ka zbuluar 231.082 trupa qiellorë nga të cilët janë të paktën 2.423 asteroide dhe 279 komete. Çdo objekt gjithësie që i afrohet Tokës me së paku 19,5 njësi hënore (largësia e Tokës nga Hëna) dhe i cili ka diametër më të madh se sa 100 – 150 metra, konsiderohet potencialisht i rrezikshëm.
Ndërkohë astronomët pohojnë se trupi qiellor nuk bën rrezik të drejtpërdrejt e lëvizjen e tij, këtë çështje po e ndjek observatoriumi i Kalifornisë Goldstone.