Pra ti ke takuar atë të duhurin? Është pikërisht ashtu siç ti dhe mamaja jote e prisnit, i gjatë, brun, lekurë të errët dhe një buzqeshje rrëzëllitëse? Ke disa kohë që flet me të por ke vënë re që do një kohë të gjatë për të të kthyer përgjigje? Epo ketu ka diçka që nuk shkon, ose mbase diçka nuk ka shkuar siç duhej në takimin e parë.
1. Nuk e ke lënë të paguajë/ prisje të paguante ai në takimin e parë.
Për të lënë një përshtypje të mirë dhe për të treguar që jë një njeri i kujdeshëm ke ofruar të paguash ti, shpesh në mendësinë e meshkujve por jo vetëm nuk ekziston një gjë e tillë, madje do të dukesh e çuditshme nëse e bën. Përshtypja e parë është e vetmja gjë për të cilën do të mbahesh mend më shumë.
2. Nuk ke qenë mjaftueshëm vetvetja në takimin e parë, ose je munduar të jesh më shumë “zonjë” se zakonisht.
Je munduar kaq shumë të jesh e sjellshme dhe të hiqesh si dikush që nuk je për të lënë një përshtypje të mirë? Epo jo, nuk funksionon kështu. Marilyn Monroe ka thënë: “Të hiqesh si dikush që nuk je është një humbje e personit që ti je”. Ji vetëvetja, edhe në rrufitjen e kafesë.
3. Mendon që je e vetmja dhe ska si ty. Gabohesh, ka akoma dhe më mirë.
Pra ke dalë disa herë dhe ndjen se më në fund ke gjetur dikë të duhur për ty? Deri në momentin që merr vesh se ai del dhe me vajza të tjera përveç teje. Epo ky është një gabim që e kemi bërë të gjithë. Nëse vendos të dalësh me dikë të ri bëje, por bëji gjërat e qarta që në fillim se çfarë kërkon prej tij.
4. Je feministe.
Mos ki frikë të pranosh se je e tillë, edhe nëse do përfundosh duke e pirë kafen vetëm. Duhet të jesh e sigurtë në atë që je, fokusohu tek vetja, dhe do tërheqësh rreth teje njerëz me të njejtat interesa si ty.