Shtimi i barkut nuk është vetëm një problem estetik që ju privon ekspozimin e trupit kur dilni në plazh. Studime të shumta sugjerojnë se madhësia e belit është më e rrezikshme se e gjithë pesha trupore kur bëhet fjalë për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. Dhjami i shumtë në pjesën abdominale dëmton organet dhe enët e gjakut, duke rritur kështu rrezikun për tension të lartë të gjakut, nivele të larta të kolesterolit, goditje në tru, sëmundje të zemrës, diabet, disa lloje kanceri, madje edhe demencë.
Disa njerëz e kanë më të vështirë se të tjerët kur bëhet fjalë për sheshimin e belit, dhe nuk ndodh vetëm për shkak të fatit të keq. Ja cilat janë disa nga arsyet të vërtetuara shkencërisht përse po vini bark! Disa prej tyre lidhen edhe me sëmundjet.
1.Keni luhatje të niveleve të hormoneve.
2.Vuani nga sindroma policistike e vezores.
3.Nuk po flini sa duhet ose po flini më shumë seç duhet.
4.Jeni shumë të stresuar.