Tashmë divorci nga një shok social pak nga pak po shndërrohet në normalitet. Mirëpo kjo dukuri sociale, me sa duket nga një zgjidhje që vjen si pasojë e shkaqeve madhore në disa raste mund të vijë dhe për arsye qesharake. Më poshtë do t’ju njohim me tetë rastet e divorceve më të çuditshme që kanë ndodhur nëpër botë.
8- Angli
Një çift anglez u martua për herë të parë në vitin 1941 dhe pas 13 vitesh u divorcua. Të dy ata pas divorcit vazhduan jetën e tyre me persona të ndryshëm, por kur ishin diku rreth moshës 90-vjeçare duke u gjendur të vetmuar, ata vendosën që të martohen sërish pas 57 vitesh divorci.
7-Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Pas një viti në mision, një ushtar amerikan kthehet në shtëpi dhe zbulon që në llogaritë e përdorura për lojëra kishte dhe një profil të ri. Duke parë këtë profil, ai zbuloi se imazhi virtual i personit të cilit i përkiste profili ngjasonte shumë me imazhin e një mikut të tij. Kjo e bëri të dyshojë për një histori të mundshme mes tij dhe bashkëshortes së vet. Më pas duke kontrolluar kronologjinë e kompjuterit ai arriti që të konfirmonte të gjitha dyshimet e tij.
6-Italia
Italia njihet si vendi i “djemve të mamave”. Teksa nisej për udhëtimin e muajit të mjaltit, një nuse e re vuri re se në aeroport bashkë me të dhe burrin e saj ishte dhe nëna e tij. Në mbërritje nusja i kërkon bashkëshortit që ta kthejë të ëmën në shtëpi, por ai nuk pranon. Kështu që pas tre javësh, sapo u kthye nga udhëtimi nusja e re kërkoi menjëherë divorcin.
5-Egjipt
Sipas ligjit islamik, një burrë mund të divorcohet nga gruaja e tij duke thënë tre herë “ Unë të divorcoj”. Pas një zënke të fortë një gruaje në Egjipt, i vjen një mesazh nga i shoqi: “ Dua divorcin, kështu mëson që të mos u përgjigjesh herë tjetër telefonatave të mia”. Konflikti nuk mungoi pas këtij mesazhi dhe burri nuk vonoi që të dërgonte dhe dy herë të tjera mesazhe me të njëjtin tekst.
4-Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Një burrë 88-vjeçar shumë i pasur, por aspak i pashëm është i martuar me një grua të re, të bukur por aspak të pasur. Kjo është një panoramë me të cilën tashmë mund të jemi mësuar. Gjithsesi ajo që ka kërkuar divorcin ka qenë gruaja e re dhe për një arsye që nuk do ta kishim menduar. Ajo nuk mund të ndiqte ritmet e 88 vjeçarit energjik. Ai bënte udhëtime të shpeshta dhe nuk qëndronte asnjë ditë në të njëjtin vend, kjo bëri që gruaja e tij të lodhej nga ai stil i vrullshëm jetese dhe të kërkonte divorcin.
3-Rumani
Pas një viti martesë, një grua i ka kërkuar divorcin burrit të saj pasi ky i fundit nuk vishte të brendshme. Para se të martohej gruan nuk e shqetësonte shumë ky zakon i partnerit të saj, mirëpo pas martese ajo nuk mund të duronte dot shikimet e mikeve të saj në pjesët private të të shoqit, duke qenë se dhe ato ishin në dijeni të “zakonit të çuditshëm të tij”.
2-Nigeri
Një burrë nigerian, shumë i çuditshëm përdorte enët e kuzhinës për të kryer nevojat personale. Gjatë procesit gjyqësor ish gruaja e tij tregoi se ai kishte probleme me alkoolin dhe kur ishte nën efektin e pijes i harronte totalisht rregullat e etikës dhe kryente nevojat personale mbi pjata dhe tenxhere.
1-Gjermani
Një burrë turk, që jetonte në Gjermani kërkoi ndihmën e policisë, pasi nuk mund të shpëtonte nga gruaja e tij e pangopur. Burri prej ditësh tentonte të arratisej, por gruaja e tij vazhdonte ta përdorte atë për të përmbushur nepsin e saj seksual.