Arsyet e tradhëtisë sipas shenjave të horoskopit (Vazhdim)

Kuriozitete

tradheruia

Mes shumë faktorëve që mund të shtyjnë një person të tradhëtojë, shenja e horoskopit mund të jetë njëra prej tyre. Duke qenë se muaji i lindjes dhe yjet përcaktojnë personalitetin e një personi, kjo do të thotë që mund të parashikojnë dhe veprimet e tij. Më poshtë do të lexoni të gjitha arsyet përse mund të tradhëtojnë shenjat e horoskopit. 6 shenjat e para mund t’i lexoni duke klikuar këtu. 
Peshorja: Ju jeni një shenjë e zjarrtë dhe tradhëtia për ju duket kaq normale. Ndonëse në sytë e të tjerëve jeni një flirtues, ju besoni tek dashuria e vërtetë që zgjat përjetë dhe tradhëtitë mund t’i keni vetëm mendore pasi nuk do të mundenit të tradhëtonit ndjenjat dhe njeriun e zemrës.
Akrepi: Nëse nuk e keni takuar ende njeriun e jetës, e sigurtë që ju do të luani dhe do ta tradhëtoni partnerin që keni në krahë sepse ju thjesht kështu jeni gatuar. Sapo të gjeni dikë që ju përmbush në çdo aspekt ju nuk do të keni sy ppër të tjerët.
Shigjetari: Një shigjetar do të tradhëtonte vetëm për seks. Duke qenë shenja më pasionante e zodiakut gjithnjë është në kërkim të gjërave të reja ! E keni shumë të vështirë të mbani një lidhje të fshehtë ndaj kini kujdes se mos lini takim me dy të dashurat në të njëjtin vend dhe orë.
Bricjapi: Ti je një shenjë besnike, por që do të tradhetonte partnerin për të përfituar në karrierë. Jeni një shenjë që sakrifikon shumë për punën dhe nëse do ju jepej kjo mundësi ju do të binit pre e famës apo dëshirës për të qenë lider.
Ujori: Nëse një ujor ju tradhëton kjo do të thotë që lidhja juaj ka përfundur kohë më parë. Mungesa e dashurisë dhe komunikimit bën që kjo shenjë të largohet nga ju duke kërkuar një tjetër dashuri.
Peshqit tradhëtojnë vetëm kur e shohin se lidhja e tyre nuk ka të ardhme. Nëse një peshk nuk është në një lidhje serioze mos prisni t’ju qëndrojë besnik.