Dubai është simbol i luksit, teknologjisë dhe rekordeve. Por një fotograf iranian ka sjellë me foto anën e errët të këtij qyteti. Ai ka fiksuar jetët e dëshpëruara të punëtorëve nga Azia jugore, që udhëtojnë drejt Dubait me shpresë për të ndërtuar një të ardhme me familjet e tyre. Por aty gjejnë paga të ulëta dhe kushte të mjerueshme jetese.
Fotot e Farhad Berahman janë realizuar në Sonapur, emri jozyrtar për një kamp pune në periferitë e Dubait, jo shumë larg nga qiellgërvishtëset luksoze. Sonapur në fakt do të thotë “Qyteti i artë” në gjuhën hindi.
Aty jetojnë më shumë se 150 mijë punëtorë, kryesisht nga India, Pakistani, Bangladeshi dhe Kina. Shpesh ata nuk mund të largohen pasi punëdhënësit e tyre u marrin pasaportat, që të mos kenë mundësi arratisjeje. 30 vjet më parë, Dubai ishte thjesht një shkretërirë, kurse tani është një nga destinacionet turistike më të famshëm në botë.