Hekuri dhe metalet e tjera në gazrat e lëshuara nga makinat, në momentin që thithen, mund të mbesin në zona të ndryshme të trurit.
Këtë gjë e konfirmon një studim i Universitetit të Lancaster-it, i publikuar në revistën “Pnas”. Kërkuesit kanë gjetur tek mostrat të njëjtat copëza të cilat studimet e mëparshme i lidhin me sëmundjen e Alzhaimerit.
“Është ekstremisht shqetësuese. Në një gram të vetëm të indeve të trurit kemi gjetur miliona ndotës!” – shprehen kërkuesit.
Ata kanë analizuar mostrat e indeve cerebrale të 37 personave mes moshave 3 dhe 92 vjeç.
Nga testet zbulohet se pacientët kishin sasi të mëdha mikrocopëzash oksidi dhe hekuri, të së njëjtës formë sferike me ato që krijohen nga djegia. Në madhësi më të vogla u gjetën gjithashtu gjurmë metali si platini.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, smogu shkakton më shumë vdekje se alkooli dhe droga. /Blitz.al/