Studimi në lidhje me kancerin në mushkëri dhe fshikëz për shkak të cigareve elektronike, ka zbuluar rezultatin përfundmitar.
Për këtë studim, 40 minj u ekspozuan për 54 javë në tymin e cigareve elektronike me nikotinë dhe 20 minj u ekspozuan në tymin pa nikotinë për 4 vite.
Nëntë nga 40 minjtë (22.5%) që thithën nikotinë zhvilluan adenokarcinoma të mushkërive, dhe 23 minj (57.5%) zhvilluan qeliza para-kanceroze në fshikëzat e tyre. Asnjëri prej minjve të ekspozuar ndaj duhanit pa nikotinë nuk zhvilloi kancer.
Sipas studiuesit kryesor, nuk është e parashikueshme që nëse pini cigare me nikotinë do të shfaqen të gjitha llojet e kancerit. Mirëpo, nëse cigarja do të konsumohet për një kohë të gjatë, kanceri do të shfaqet me siguri.
Doktori pranoi se ekzistojnë kufizime në studim – minjtë iu ekspozuan tymit jashtë trupit të tyre në vend që ta thithin atë ashtu si njerëzit. Gjithashtu, rezultatet në minj nuk mund të krahasohen drejtpërdrejt me rezultatet tek njerëzit.