Katër burra rrembehen nga një psikopat. Kur zgjohen, e shohin që janë të mbuluar me rërë deri në qafë (si në fotografi). Secili prej tyre mban një kapelë – të bardhë ose të zezë.
Personat A dhe C kanë kapelë të zezë, ndërsa B dhe D të bardhë. Të gjithë janë të vendosur si në fotografi. Secili e di pozitën e vet, si dhe pozitën e të tjerëve. Mirëpo, ata nuk e dinë skemën e kapelave të ngjyrosura. Po ashtu, është edhe një mur para personave A dhe B. Për sqarim:
– Personi D i shikon B dhe C para tij, e di që A është pas murit.
– Personi C e sheh vetëm B para vetes, e di që A është pas murit, ndërsa D pas tij.
– Personi B e sheh vetëm murin dhe e di që A është pas murit, C dhe D pas tij.
– Personi A e sheh vetëm murin dhe e di që B, C dhe D janë nga ana tjetër.
Psikopati thotë: “Ka dy kapela të bardha dhe dy të zeza. Nëse njëri prej jush tregon se çfarë ngjyrë është kapela e tij dhe e qëllon, do tju çliroj të gjithëve. Nëse e gabon ngjyrën e kapelës, do t’ju vras të gjithëve.”
Burrat nuk guxojnë të flasin njëri me tjetrin, përndryshe do të vdesin menjëherë. Po ashtu, nuk guxojnë të kthehen dhe t’i shohin kapelat e tyre, vetëm kapelat para vetes.
Pyetja është: Prej të 4 burrave, vetëm njëri është 100% i sigurt për ngjyrën e kapelës së tij. Cili është ai?