A keni ndonjë ide se sa (s)paguajnë të pasurit për pushime?! Më mirë mos ta dini!

Kuriozitete

pushime

Deri në momentin që lexojmë një informacion rreth jetës së te pasurve, asnjërit prej nesh, të zakonshmëve, që mbledhim para për të bërë një palë pushime në vit, nuk i shkon ndër mend se sa shumë para mund të shpenzojnë të pasurit, kombëtarë a ndërkombëtarë qofshin, për pushime!
Në fakt, në pjesën më të madhe të rasteve, referuar emrave më të njohur të botës së kinematografisë, muzikës e në përgjithësi show-bizit, as ata vetë nuk e dinë! Mund ta vërtetojë këtë rasti më i fundit i famlijes Beckham që vendosi që pushimet e 163-ta brenda vitit t’i kalonte në vendin që është vlerësuar për dy vite radhazi si më i shtrenjti e më i bukuri i botës. Bëhet fjalë për Nihi resort, në Bali, ku një natë me të gjitha shërbimet e luksit kushton 30.000 paund. Mirëpo, famlija Beckham nuk paguan asgjë, është e ftuara e resortit, siç janë vazhdimisht në të emra të njohur e me ndikim nëpër botë.

sec 25007935 bda59

E përmendëm këtë sepse këngëtarja kosovare Dua Lipa është pothuajse në të njëjtat ujëra. Mediat turke shkruajnë se Dua ka qëndruar në një vilë super luksoze atje dhe sipas tyre qëndrimin i saj, vetëm për një natë, i ka kushtuar 15 mijë euro ndërkohë shtojnë se ka pasur në dispozicion për 24 orë një helikopter privat gjatë tre ditëve dhe se për një orë shfrytëzimi ka paguar rreth 400 euro. Ok, kjo shifra e fundit nuk ishte dhe aq për t’u përmendur 😉
Po të doni ju mund t’iu përmendim edhe disa emra shqiptarë por do ta ulnim shumë nivelin. Nëse shembujt e sipërpërmendur ose ata të ngjashëm me ta i kanë arritur këto lehtësira fal ndikimit që ka bërë emri i tyre nëpër vite, pas vajzave shqiptare që pozojnë nga jahtet neper ujerat e botes, fshihet gjithmonë dikush tjetër që është aty për të paguar…dhe për të marrë diçka si shpërblim…Sidoqoftë, kthehuni në punë sepse gushti pothuajse mbaroi dhe nuk iu duhet më të mendoni për këto gjëra!

dua lipa

Nga LIVING