Vetëm katër nga 582 fëmijë kanë vdekur deri tani prej Covid-19 ,dy prej të cilëve kanë pasur sëmundje shoqëruese.
Simptomat te fëmijët janë përgjithsësisht të buta, ndërsa disa nuk kanë fare. Sipas studimit, rreth një në dhjetë fëmijë ka pasur nevojë për kujdes intensiv.
Studiuesit, të udhëhequr nga një ekip i spitalit të fëmijëve në Londër “Great Ormond Street”, kanë analizuar gjendjen e 582 fëmijëve, të moshës tre ditë deri në 18 vjeç, në 25 vende të Evropës.
Ata të gjithë kanë qenë të prekur me Covid-19 gjatë pikut fillestar të pandemisë në muajin prill.
Çereku i tyre kanë pasur sëmundje shoqëruese.
Fëmijët e studiuar kanë pasur zakonisht temperaturë (65%), infeksion të traktit të sipërm respirator (54%), pneumoni (25%) dhe simptoma gastrointestinale (22%).
Disa nga fëmijët (16%), shumica e të cilëve janë testuar për shkak të kontaktit të ngushtë me një rast të njohur, nuk kanë pasur fare simptoma.