Në fotografitë që i janë bërë planetit Mars, po besohet se është parë edhe një sarkofag, i ngjashëm me ato që i kanë përdorur egjiptianët e lashtë, për të varrosur mumiet.
Hulumtuesit apo kërkuesit e jashtëtokësorëve, janë të bindur se kanë gjetur në territorin e Marsit, ‘vendin ku është varrosur një jashtëtokësor’, transmeton Rel.
“Po që se shikoni më vëmendje, mund të krahasoni lehtë këtë pamje, me atë që na shfaqet në piramida” ka thënë një studiues i aktiviteteve të hapësirës.
Mirëpo, ekspertët po e shpjegojnë këtë si pareidolia.
Një mashtrim optik, që i bën pamjet në hapësira të panjohura, të përngjajnë me gjëra të zakonshme, që i shohim çdo ditë. /Telegrafi/