Në fillimet e përhapjes së këtij virusi u përfol se nuk duhet të ndiznim kondicionerët për shkak se atom und të ishin një burim I përhapjes së Koronavirusit. Ndoshta prej panjohurisë apo për arsye të tjera shumica e ndoqën këtë këshillë. Por sot flasin ekspertët!
Assococlima, një kompani e njohur kondicionerësh në të vërtetë ka deklaruar sesi sistemet e ventilimit dhe filtrimit favorizojnë uljen e konsiderueshme të përqendrimit të këtij virusi në ajër dhe, rrjedhimisht, edhe transmetimin e tij. Alessandro Riello, ish-shefi ekzekutiv i Confindutria dhe sot CEO i Aermec, në fakt ka sqaruar se si kazani ashtu edhe sistemet e kondicionimit të ajrit kanë funksionin e përzierjes së ajrit. Pasoja? Ulje e konsiderueshme e ngarkesës bakteriale. Por nuk do të mbarojë këtu: ndërmarrja e tij, në fakt, për mbi dhjetë vjet ka krijuar mbështjellje brenda sistemit të kondicionerit që kanë një llambë UV. Funksioni i tyre është i thjeshtë: kjo dritë lëshon rrezet ultravjollcë brenda saj me qëllim jo vetëm mbrojtjen e syve, por edhe krijimin e një veprimi anti-bakterial.
Nëse, deri më tani i ashtuquajturi “rrethi evropian” ishte udhëheqësi i sektorit, pas përfundimit të kësaj pandemie, nëse këto lajme të rreme në raport me lidhjen e Covid-19 dhe kondicionerëve vazhdojnë, rreziku është edhe më i madh. Rezultati? Shumë kompani në Itali, pas përfundimit të fazës së dytë së koronavirusit, kanë një rënie të konsiderueshme në punë dhe mbi të gjitha në reputacion, ndërsa gjithçka është ndërtuar me shumë angazhim dhe përkushtim ndër dekada.