Përgjigjen përpiqet ta japë një studim i kohëve të fundit i kryer nga Universiteti Katolik i Milanos në bashkëpunim me Fondacionin IBSA për kërkime shkencore, i cili ka studiuar motivet që çojnë njerëzit drejt vetë -portreteve.
Fenomeni “selfie” mori përdorim të gjerë që prej vitit 2013 dhe llogaritet se do të vazhdojë për shumë vite të tjera. Por cilat janë arsyet se pse kaq shumë njerëz fotografojnë veten dhe i publikojnë në rrjetet sociale?
Përgjigjen përpiqet ta japë një studim i kohëve të fundit i kryer nga Universiteti Katolik i Milanos në bashkëpunim me Fondacionin IBSA për kërkime shkencore, i cili ka studiuar motivet që çojnë njerëzit drejt vetë -portreteve.
Sipas studimit, një nga aspektet më të rëndësishme që çon në përdorimin e rrejteve sociale, është të qenurit koherent me çdo gjë që ndodh rreth nesh dhe më gjerë, gjthashtu rrjetet sociale përdoren edhe për të mbajtur gjallë një marrëdhënie dashurie apo edhe miqësie.
Ndërsa për sa i përket “selfie”-it, u konstatua se një vetë – portret bëhet për disa qëllime, e para për të bërë miqtë të qeshin dhe të argëtohen me një “selfie”, e dyta disa “selfie” bëhen thjesht “kot”, e treta bëhet për të treguar një çast të përjetuar.
Pra, me anë të një selfie që publikohet në rrjetet sociale tregojmë se ku kemi qenë dhe çfarë jemi duke bërë.
Sipas studimit, femrat në krahasim me meshkujt, janë më të motivuara për të bërë “selfie”, sepse duan gjithmonë të tregojnë se si janë dhe si ndihen.
Nga ana tjetër, me publikimin e një “selfie” presim të marrim vetëm komente pozitive nga miqtë.