A e dini pse unaza ka mbetur simbol i martesës?

Kuriozitete

unaza 780x439 550x310

Romakët kanë qenë të parët që kanë gdhendur unazen.

Shpesh kemi vërejtur se ai/ajo që mban nje unazë në gishtin e katërt eshte i/e lidhur më dikë, pra është i/e martuar. Ose unaza ka mbetur thjeshtë si një ndër zakonet që asnjëherë nuk e dimë pse-në.

Mirëpo, tani duhet të mendojmë jashtë këtyre kornizave.

Unaza është dhe do të mbetet gjithnjë simbol i dashurisë, lidhjes, martesës, pasi unaza në formë rrethi nënkupton përjetësinë e cila është pa fillim dhe pa fund ashtu siç rrethi. Ndërsa, vrima në qendër të unazës nënkupton në mënyrë simbolike një derë/portë për ta njohur dikë të panjohur.