A e dini pse ngjyra e gjelbër përdoret nga stafi i mjekëve dhe infermierëve në spitale?

Kuriozitete

Ajo shkon mirë me pajisjet mjekësore dhe nuk kërkon vëmendje. Jeshilja, e cila siguron një kontrast të lartë me mjedisin, redukton lodhjen e syve dhe i bën më pak të dukshme njollat e kuqe të gjakut.

Gjithashtu, ju do ta gjeni ngjyrën e gjelbër, si ngjyrë neutrale në spektrin e gjerë të ngjyrave.

Më parë ngjyra e përdorur ishte e bardhë … por kombinim i dritave me mjedisin e bardhë çoi në lodhje të syve për kirurgët dhe stafin. Që nga viti 1950 shumica e spitaleve e braktisi përdorimin e ngjyrës së bardhë.