A e dini përse nuk mbërthehet kopsa e fundit e xhaketës?

Kuriozitete

xhakaa

A e dini përse nuk mbërthehet kopsa e fundit e xhaketës? Ky është një rregull që vjen nga e kaluara. Në vitin 1901, Britania e madhe udhëhiqej nga Mbreti Edward VII. Kur ai u bë princ i Uellsit rrobat moderne u bënë të popullarizuara dhe gjithnjë e më shumë filluan të përdoreshin.

Meqë Mbreti Edward nuk e kishte linjën trupore të hollë, ai filloi të zbërthente pullën e fundit të xhaketës së tij në mënyrë që ta kishte sa më të lehtë përdorimin dhe mbajtjen e xhaketave.

Për shkak të frikës por edhe të respektit, qytetarët filluan ta ndiqnin këtë trend të ri, dhe zbërthimi i pullës së fundit të xhaketës u bë një gjë e zakonshme.

Që nga ajo kohë ky trend është ngulitur aq shumë saqë tashmë ka hyrë edhe në rregulloren e veshjes.