Dita e premte nisi me diell në mëngjes por priten sërish vranësira në orët e mesditës. Temperaturat do të vijojnë mes 21 dhe 28 gradë celcius.
Të shtunën, edhe pse temperaturat do të jenë më të larta, duke u rritur me dy gradë, pritet të ketë rreshje shiu midis orës 11:00 dhe 17:00 të pasdites. Në orët e mbrëmjes qielli do të qartësohet dhe do të vazhdojë mot i mirë, me diell, edhe ditën e dielë kur temperaturat do të kenë rënë me 2-3 gradë.