9 vendet më të mbrojtura në botë

Kuriozitete

largea_ved1456134548.jpg

Kërshëri

Nuk ju ndodh shpesh të lexoni apo të dëgjoni për këto vende. Ato konsiderohen si zonat më të mbrojtura në botë për shkak të sekreteve që fshehin dhe jo vetëm…në disa prej tyre gjendet edhe ar, ndërkohë që si vizitorë lejohen të hyjnë vetëm personalitetet e mëdha politike.

Kjo është rezerva e arit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në të gjenden mbi 4 mijë tonë ar, ndërkohë që thuhet se fshihen edhe dokumente të rëndësishme shtetërore. Ajo u ndërtua në vitin 1936. Ndërsa aktualisht mbrohet nga një brez i gjatë tankesh.

KUFIRI MES DY KOREVE

Zona e çmilitarizuar koreane vepron si një “amortizimin” mes Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut. Ajo është 250 km e gjatë dhe 4 km e gjerë. Kryesisht është e banuar, por në disa pika ka edhe garnizone ushtarake të të dyja vendeve.

KASAFORTAT E KISHËS MARMONE

Gjenden në brendësi të një mali me granit në Utah dhe përmbajnë dokumente gjeologjike dhe historike. Ato mbrohen nga roje të armatosura dhe nga sensorë që kapin lëvizjet dhe nxehtësinë trupore. Por dokumentet nuk janë të gjitha sekrete: disa prej tyre janë mikrofilmuar dhe janë vënë në dispozicion të publikut, edhe përmes uebit.

LUMI TUMEN

Edhe pozicioni gjeografik i lumit Tumen është kthyer në një çështje shteti: shtrihet në kufi midis Rusisë dhe Koresë së Veriut dhe gjarpëron edhe në territorin kinez. Ai më parë ka qenë vend ideal kalimi ilegal. Kjo është arsyeja se pse sot e kësaj dite është mbushur me ushtarë koreano-veriorë të mirarmatosur.

REZERVA FEDERALE E NJU JORKUT

Rezerva federale e Nju Jorkut mban më shumë ar sesa ajo e Fort Knox, ndërsa është e hapur edhe ndaj depozitimeve të arit të kryera nga vendet e tjera, përfshirë edhe fqinjën tonë, Italinë. Kasafortat e saj gjenden 25 metra nën tokë dhe kryesisht janë të paarritshme nga publiku. Megjithatë, ky i fundit mund të vizitojë vetëm zyrat e bankës.

ARKIVAT SEKRETE TË VATIKANIT

Më shumë sesa sekrete, arkivat e Vatikanit janë private, por qëndrojnë gjithmonë të mirëmbrojtura: dijetarët mund të hyjnë dhe të shohin disa nga dokumentet e vendosura në 85 km rafte në bodrumin e muzeve të Vatikanit. Jo të gjitha tekstet janë të disponueshme: Papa është i vetmi i cili ka të drejtën që të hapë disa sesione të arkivave për publikun.

ZONA 51

Baza tashmë e famshme e Nevadës është e mbrojtur aq mirë sa askush nuk mund të hyjë ose edhe të fluturojë mbi të: tela me gjemba, sensorë që kapin lëvizjet, mina automatike. Jashtëtokësorë? Jo, duket se sekreti i ashtuquajturës “Zona 51” është një tjetër: testimi i pajisjeve të reja ushtarake.

SERVERI I WIKILEAKS

Ndërtesa Stokholm që mban serverët ofrues të internetit Banhof, disa vjet më parë është rritur për nga titujt, sepse mbajti dokumentet e Wikileaks. Bota ka zbuluar vendndodhjen e saj unike, 30 metra nën një shkëmb graniti, në një ish-bunker ushtarak.

AIR FORCE ONE

Boeing 747, i modifikuar, me të cilin udhëtojnë presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shoqëruesit e tyre (deri në 70 persona), është pajisur me sisteme të sofistikuara antiraketë, ndërsa ky avion i rrallë vrojtohet nga një “skuadër ruajtëse” F16. Ai mund të fluturojë për 7800 km pa bërë asnjë ndalesë për marrje karburanti.