7 të vërtetat e pathëna rreth të qënit anëtar i një bande muzikore!

Kuriozitete

namdamuzie

Jo gjithmonë gjërat janë ashtu siç duken. Dhe kjo, nuk bën diferencë nëse flasim për një grup muzikor vajzash apo djemsh. Gjithmonë midis tyre do të ketë tension. Në fund të fundit, askush nuk ka mendime apo preferenca të njejta, e jo më një grup prej 3 apo më shumë anëtarësh.

Ja një listë e shkurtër rreth disa prej problematikave më të zakonshme:
1.Gjithmonë në një grup, njëri prej antarëve aspiron për të qenë solist. Sigurisht, si pasojë ka tendencën të lerë gjithmonë në hije pjestarët e tjerë. Ky person, do të dojë të marrë përherë meritat për çdo arritje të grupit.

2.Ndikimi i grupit në shëndetin tuaj mendor. Kjo ka të bëjë me presionin e madh që i ushtrohet një bande muzikore. Nëse je në grup, atëherë ti nuk mban më përgjegjësi vetëm për veten. Çdo veprim i çdo antari, ndikon drejtpërdrejtë edhe në karrierën tëndë. Mbi të gjitha, pjestarët personifikohen me emrin e grupit. Praktikisht, është si t’i hiqni identitetin dikujt. Suksesi ndonjëherë, nuk e justifikon gjith këtë “dramë” emocionale dhe mendore.

3.Është e vështirë të tregoheni të sinqertë për raportet tuaja. Të jetuarit duke qënë pjesë e një bande, do të thotë të ndash pjesën më të madhe të kohës tënde me ata persona. Të gjithë shikojnë performancat e bukura nga jashtë, por në prapaskenë mund të ketë shumë gjëra të shëmtuara të cilat kamuflohen. Sigurisht, për hir të fansave, asnjë antar nuk i bën ato publike.

4.Nuk janë aq të lidhur sa duket. Fakti që po ndërtojnë karrierën së bashku, nuk do të thotë që janë detyrimisht miqtë më të mirë për njëri-tjetrin. Detyrohen të “shtiren” si të tillë, pasi kalojnë thuajsë 24 orë së bashku. Por, për të qenë të sinqertë, ka nga ata që edhe pa u shkëputur nga grupi, thuajse nuk flasin apo nuk e suportojnë dot prezencën e njër-tjetrit.

P03

5.Fansat mund të shkatërrojnë marrdhënien e një grupi. Normalisht, dikush prej pjestarëve do të ketë më tepër fansa. Kjo gjë jo pak herë krijon konflikte. Në fund të fundit, vërtet të gjithë antarët po punojnë për të qenë të suksesshëm, por jo të gjithë mund të fitojnë njësoj zemrat e publikut.

6.Duket sikur banda nuk ka kuptim nëse dikush prej pjestarëve mungon. Faktikisht, çdokush për një arsye apo për një tjetër, mund të mos jetë në gjëndje të bëjë një “paraqitje publike”. Por nëse për personazhet e njohur kjo gjë mund të justifikohet fare thjeshtë, për bandat është komplet histori tjetër. Nëse njëri prej tyre mungon, atëherë bandës i bie komplet “vlera”. Jo vetëm në syrin e fansave, por edhe në aspektin e marrëdhënieve të punës. Pra, të gjithë duhet të jenë gjithmonë bashkë, qoftë në takime pune apo qoftë në një dalje të thjeshtë publike.

7.Menaxhimi mund t’iu kufizojë kreativitetin. Duke qenë se kemi të bëjmë me 3 apo më tepër antarë të cilët kanë secili aftësi të ndryshme, në këtë mes rolin kryesor e merr menaxheri. Duke bërë këtë gjë, disa prej antarëve mund të ndiejnë sikur krijimtaria e tyre po kufizohet. Përse? Për të qenë gjithë kohën në një linjë me imazhin që është krijuar për bandën. Askush nuk mund të eksperimentojë diçka të re, nëse ajo gjë nuk i shkon për shtat “bran-it” që menaxheri i tyre ka krijuar.