7 mënyra marketingu të cuditshme, por që patën rezultat në 2019

Kuriozitete

1- Netflix ndihmon kundërshtarin e tij

Pasi aktorja Sandra Oh fitoi çmimin Golden Globe në janar me performancën e saj në Killing Eve, Netflix postoi në Twitter vlerësimin për të shumëkritikuarën BBC American Show. “Killing Eve” nuk ishte e transmetueshme në Netflix. Kur përdoruesit e Twitter e vunë re këtë, Netfilx u përgjigj: “Provoni Hulu!”

Përgjigjia u bë virale dhe rezultoi e suksesshme për të dyja platfomat:

Hulu pa një rritje në shikueshmërinë e “Killing Eve” dhe shumë përdorues të Twitter-it thanë se do të ndjekin dhe Netflix duke parë këte veprim me kaq klas nga ana e tij.

2- Clif Bar ofron “të ndihmojë” Kind Snacks

Në mars Clif Bar shkroi një letër të hapur drejtuar ish drejtorit të atëhershëm Daniel Lubetzky në gazetën “New York Times”.

“Ne do të dëshironim të bënim në sfidë: të bënim një gjë me të vërtetë të mirë dhe një investim për të ardhmen e planetit dhe pasardhësave tanë duke përdorur mënyra organike”- thuhet në letër, përpara se të zotoheshin të ndajnë të 2 “ekspetizën tonë” dhe 10 tonë me ingredientë organikë. Një mënyrë gjeniale për të ndihmuar? Sigurisht. Një goditje për një kundërshtar për të mos ofruar produkte vetëm organike? Po, gjithashtu. Kjo ishte një fitore.

3- Allbirds rrit shpenzimet për qëndrueshmëri

Vlera e kompanisë Allbirds varet nga gadishmëria që ka për të siguruar një stabilitet me mjedisin, duke krijuar mënyra të reja “eco-friendly” (pro-mjedisore) për materiale të ndryshme dhe duke ulur sasinë e karbonit që ato përmbajnë.

Për të festuar Ditën e Tokës në prill, kompania e këpucëve në San Francisko ngriti shpenzimet e saj duke vendosur një taksë karboni në kompaninë e tyre. Për çdo këpucë të shitur, Allbirds pagoi 10 cent për Fondin e Karbonit, ku më pas e investon atë për projekte të pastrimit të energjisë. Dihej që kompania ishte në krye të përpjekjeve të qëndrueshmërisë së korporatave dhe se nuk kishte pse ta bënte atë veprim, duke e bërë atë edhe më interesante.

4- Marketi East West “luan” me turpin publik

Në qershor kryeministri Justin Trudeau ndërmori një iniciativë për të braktisur plastikën njëpërdorimshme deri në 2021. Marketi East West, një dyqan ushqimesh në Vankuver, vendosi të mësonte klientët e saj të jetonin pa të (pa plastikën). Kompania vendosi disa shprehje unike në qeset e tyra plastike, që i bënte ato qesharakë në syrin e publikut. Përdorimit të qeseve iu shtua nje tarifë prej 5 cent dhe perspektiva e poshtërimit në publik. Papritur ata shpejt u bënë artikuj të shumë koleksioneve të mirënjohur nga shumë klientë te marketit “East Ëest”.

“Ne dëshironim të adresonim një problem, në të njëjtën kohë rezultoi diçka fantastike”- u shpreh pronari i dyqanit David Lee Kwen.

5- Papa John’s në Mbretërinë e Bashkuar bën picë për bletët

Për të rritur ndërgjegjësimin ndaj bletëve, në korrik Papa Jhon’s përgatiti picën 2.5 centimetërshe “Beezza” e mbuluar me lule të egra dhe filmoi një bletë duke e shijuar atë. Kompania shpërndau pako me farat e luleve të egra në media sociale, në këte mënyrë bëri të mundur që për çdo blerje klientët të dhuronin diçka tek “Bumblebee Conservation Trust”.

“Ky insekt i vogël fluturues është në të vërtetë pjalmuesi më efektiv i domateve”- tha përfaëësuesi i kompanisë. Më shumë domate do të thotë më shumë pica dhe kjo eshtë një fitore për të gjithë.

6- Dy kompani bashkëpunojnë për të kombinuar verë dhe djathë

Verë dhe djathë: një kombinim klasik. Më pak klasike por shumë praktike: verë dhe Cheez-Its, të shitura të 2-ja në të njëjtën kuti. Në një kohë të limituar promocioni, në korrik bashkëpunimi ndërmjet Kellogg’s dhe House Ëine përfshiu një pako me Cheez-Its dhe 4 shishe. Kombinimi u shit brenda një ore por jo vetëm kaq. Me siguri edhe ju mund të mendoni komobinime të tjera.

7- Popeyes përfshihet në luftën e Twitter-it

Jo çdo marifet publik është i planifikuar. Në gusht, zinxhiri i ushqimit të shpejtë “Popeyes” realizoi një sanduiç me pulë që ngjalli shumë krahasime me artikujt në menunë të Chick-fil-A. Kur Chick-fil-A postoi në tëitter “Panine + Pulë + Kastravec turshi = të gjithë vlerësimet shkuan për origjinalin. Popeyes e interpretoi këtë si një sulm. Në lidhje me këtë, kompania postoi në tëitter thjesht: “ …A jeni mirë?”

Përgjigjia u bë virale dhe bëri që sanduiçi i Popeyes të shitet në mënyrë masive. Tre pika, dy fjalë dhe një pikëpyetje. Ndonjëherë vetëm kaq të duhet për ta patur klientin në dyert tuaja.