7 hile në kuzhinë që do t’ju kthejnë në një masterchef profesionist

Kuriozitete

hilehuzhina

1.Si të qërosh hudhrën më lehtë?
Për të qëruar lehtësisht një hudhër mjafton që ta fusim atë 20 sekonda në mikrovalë përpara se ta qërojmë. Temperatura duhet të jetë e lartë. Kur e nxjerr vërehet se sa lehtë hiqet lëkura e saj.

k1

2.Mënyra korrekte për të qëruar një xhinxher:
Si në figurë, me pjesën e lëmuar të një luge duhet të gërryejmë sipërfaqen e xhinxherit.

k1

3.Mënyra e duhur për të pjekur peshkun
Peshku ka tendecen të ngjisi në zgarë dhe ndonjëherë edhe të copëtohet gjatë kthimit të tij. Ndaj, për të shmangur këtë sugjerohet qe te vendoset mbi disa feta limoni të cilat përvecse shmangin ngjitjen e peshkut me zgarën, i japin atij edhe një shije tepër të mirë.

k1

4.Si të ringrohni një picë?
Të gjithë e kemi kuptuar se pasi ngrohet nje picë ajo nuk ka të njejten shije dhe është disi më e thatë. Por, ka një zgjidhje shumë efikase për këtë problem. Mjafton që sëbashku me picën të vendosim edhe një gotë me ujë në mikrovalë.Kjo do ta zbuse atë dhe do bëjë që pica të mos e humbasë shijen e saj.

k1

5.Të shmagësh lotët kur qëron një qepë?
Mund t’ju duket e pamundur por ekziston një mënyrë. Duhet vetëm që përpara se ta qëroni qepën ta keni ngrirë atë në frigorifer. Kjo do ta lehtësojë jashtëzakonisht “mankthin” e amvisave.

k1

7.Biskota gjithmonë të buta
Ndodh që hapim kutinë e biskotave dhe ato janë të forta,të pangrënshme dhe pa shije ndaj vendosim t’i hedhim. Mund ta shmangim këtë vetëm duke vendosur nje fetë molle brënda kutisë ku mbajmë biskotat. Biskotat kanë tendencën të thithin lageshtinë e mollës dhe në këtë mënyrë ato qëndrojnë gjithmonë të buta e ne mund ti shijojmë më gjatë.

 

 

k1