7 “Gjërat e vogla” që bëjmë që mund të dëmtojnë mjedisin në një mënyrë të madhe

Kuriozitete

Kur bëhet fjalë për idenë e “shpëtimit të botës”, ne shpesh  ndjejmë nevojë për të ndërmarrë veprime të mëdha, duke zgjidhur të gjitha problemet menjëherë sikur të ishim superheronj. Por sot, ne e dimë se kjo është e pamundur dhe ato që kanë më shumë rëndësi janë gjërat e vogla që bëjmë çdo ditë – ose ato që përpiqemi të mos i bëjmë.

Meqenëse të gjithë duam që bota të jetë një vend më i mirë, ne duam t’ju tregojmë 11 gjëra të vogla që mbase nuk e dinit se po dëmtojnë mjedisin dhe sugjerime se çfarë duhet të bëni.

1- Përdorimi i pastës së dhëmbëve me kokërriza

Disa marka të pastave të dhëmbëve krenohen me faktin e pastrimit të pikave të vështira që furçat e dhëmbëve nuk mund ti kap. Por këto koërriza janë të  përbëra nga polietileni dhe ngjajnë me vezët e peshkut. Kur arrijnë në oqean, ato konsumohen nga shumë kafshë deti, duke rrezikuar shëndetin e tyre.

Për të shmangur këto gjëra, shikoni për Polietileni në listën e përbërësve kur blini pastë dhëmbësh . Do të jetë dicka e mirë për të gjithë.

2- Të kesh disa palë xhinse

Imagjinoni të bëni 104 dushe. Nëse do të flsasim me numra, janë 1,800 litra ujë. Sasi kjo e njëjtë që përdoret për të prodhuar një palë xhinse të vetme. Nëse po ndjek trendet e modës, me siguri ke më shumë se një palë.

Nuk është e nevojshme të hiqni dorë nga xhinse në jetën tuaj, por blerja e ndërgjegjshme është një fillim i mbarë. Mundohuni të investoni në një pale xhinse të mira sesa në shumë me cilësi të ulët.

3- Përdorimi i sapunit të lëngshëm

Sapunët e lëngshëm nuk janë opsioni më i mirë kur bëhet fjalë për mirëmbajtjen e një mjedisi të shëndetshëm. Ata konsumojnë 5 herë më shumë energji në prodhim, kanë më shumë paketim të përfshirë, dhe kanë një sasi më të madhe karboni sesa ato jo të lëngshëm. Ne gjithashtu kemi tendencë të përdorim më shumë sapun kur është i lëngshëm.

Kur keni dyshime, zgjidhni një sapun jo likuid.

4- Lënia e Produkteve elektronike në gatishmëri

Nuk ka ndonjë qëllim të dobishëm për t’i lënë pajisjet tuaja elektronike në gatishmëri pasi përdorimi i energjisë këto kohë është në të vërtetë i lartë. Në një shkallë botërore, kjo nënkupton që gjendja e gatishmërisë se pajisjeve përfaqëson 1% të të gjitha emetimeve të dioksidit të karbonit në botë. Në një shkallë të brendshme, përfaqëson deri në 8% të faturës sonë elektrike. Kështu që është më mirë t’i shkëputësh të gjitha pajisjet ku nuk je duke i përdorur ato.

5- Hidhja e letrës së ambalazhit në vend që ta ripërdorni atë

Fatkeqësisht, shumica e letrave të bukura dhe të shndritshme që përdoren për të mbështjellë dhuratat, nuk janë të riciklueshme. Ato përmbajnë disa aditivë letre dhe pjesë plastike që nuk mund të shndërrohen në asgjë tjetër. Pra, alternative më e mirë është të ripërdorni ato!

Nëse jeni duke dhuruar një dhuratë, përpiquni të përdorni Materiale të riciklueshme si: gazeta të vjetra, pëlhura dhe çfarëdolloj gjëje tjetër që mendoni se është e bukur.

6- Fikja e dritave fluoreshente

Mund të duket kontradiktore, por në të vërtetë është më mirë të lini ndezur dritat fluoreshente sesa t’i fikni ato disa herë gjatë ditës. Kjo për shkak se jeta e dritës fluoreshente vlerësohet nga numri i herëve të ndezjes. Duke marrë parasysh që kjo dritë përdor pjesën më të madhe të konsumit të energjisë për t’u ndezur, nëse planifikoni të futeni në një dhomë shumë herë në ditë, është më mirë të lini dritat gjatë gjithë kohës ndezur sesa t’i fikni ato sa herë që largoheni.

7- Të përdorësh Xixa

Rezulton se xixat nuk janë aq joshëse për mjedisin, pasi janë të përbëra nga copa të vogla plastike dhe siç e dimë, plastika është një problem i madh për natyrën.

Alternativa është të përdorni xixa të biodegradueshme, të cilat mund ti gjeni shumë thjeshtë dhe do të duken po aq të shndritshme sa origjinalet.