6 truke të thjeshta që minimizojnë rreziqet që vijnë nga WI-Fi publike pa fjalëkalim

Kuriozitete

freewifi

Kërkesa e parë që njerëzit kanë kur ulen në një bar, restorant apo qoftë edhe kur shkojnë në shtëpinë e një miku lidhet me fjalëkalimin e internetit ! Duket se pa të, askush nuk bën dot më ! Wi-Fi është një shpikje mahnitëse, por kur interneti ofrohet falas është edhe më mirë. Megjithatë lundrimi në internet të “pambrojtur” mund të shoqërohet me jo pak rreziqe ndaj lexoni më poshtë disa këshilla që duhet t’i keni prasysh kur lidheni me një Wi-Fi publike
1. Në asnjë rast mos jepni të dhënat tuaja bankare
2. Kushtojini vëmendje emrit të rrjetit dhe sigurohuni që është i njëjtë me kompaninë që e shpërndan.
Hakerët shpesh përdorin rrjete që kanë një emër të ngjashëm me rrjetet në zonë për t’ju marrë të dhënat personale. Nëse po përdorni një lidhje publike, kontrolloni gjithmonë emrin e ëifis për t’u siguruar që është pikërisht ai që duhet të jetë.
3. Mos ludroni në internet pa patur të instaluar në kompjuter një antivirus.
4. Mos e ruani Wi-Fi në pajisjen tuaj (bëjini gjithmonë Forget network)
5. Kontrolloni URL-në e internetit
Rrjetet e rreme mund t’ju çojnë në faqe interneti me viruse që mund të dëmtojnë laptopin apo celularin tuaj.
6. Përdorni një lidhje të sigurt
Nëse nuk je i sigurt se si të kontrollosh nëse po përdor një lidhje të sigurt në internet, mbani mend këtë këshillë: një URL lidhje e sigurt fillon me https: // në vend të http: //.

Disa faqe interneti, duke përfshirë Google, gjithmonë përdorin një lidhje të sigurt për të transferuar të dhënat tuaja.