Kafeja është pjesë e ditës së shumicës së njerëzve, pasi që është duke u konsumuar shumë.
Uebfaqja Health.com ju sjell gjashtë të mirat shëndetësore të cilat i përfitoni nga konsumimi i saj.
1- Përmban antioksidantë – Kafja është burimi numër një i antioksidantëve në dietën amerikane;
2- Mund të mbrojë kundër diabetit – Ata të cilët konsumojnë kafenë mund të rrezikohen më pak nga diabeti i tipit 2;
3- Është e lidhur me jetëgjatësinë – Konsumimi i kafes është i lidhur me jetëgjatësinë;
4- Mund të mbrojë qelizat e trurit – Konsumimi i rregullt i kafesë mund të ulë rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit;
5- Nxit ushtrimet – Kafeja mund të rrisë performancën tuaj atletike;
6- Mund të mbrojë mëlçinë tuaj – Konsumimi i kafesë mund të ulë rrezikun e enzimave të çrregullta të mëlçisë dhe kancerin e mëlçisë.