1- Emri Rambo është marrë nga një novelë e David Morrell në 1972. Morrell u bazua për emrin Rambo sipas një molle të kultivuar në shekullin e 17 nga Peter Gunnarson Rambo.
2- Personazhi i Rambos është i bazuar në një hero të vërtetë lufte. Audie Murphy ishte një ushtar amerikan në Luftën e Dytë Botërore, i vlerësuar me shumë dekorata.
3- Shumë aktore ishin në rradhë për rolin e Rambos si: Steve McQueen, Paul Newman, Clint Eastwood, Al Pacino, Robert De Niro, Nick Nolte, John Travolta dhe Dustin Hoffman. Stallones iu ofrua ky rol, duke u bazuar edhe tek roli i tij në “Rocky” por ai e refuzoi atë pasi mendonte se ky film nuk do të kishte sukses. Por pas disa bisedimesh, ai pranoi që të rishkruhej skenari, dhe pranoi që të luante rolin ( ndoshta edhe pagesa prej 3.5 milion dollarë ka ndikuar… )
4- Rolin e Kolonelit Trautman mund ta luante aktori Kirk Douglas. Ai u shfaq në set në fillim të xhirimeve, por më pas u largua kur kërkoi që të rishkruhej skenari, pasi tha që Rambo në fund duhet të vdiste. Ai dha ultimatum për këtë gjë, nëse nuk i realizohej dëshira, ai do të largohej.
5- Thikat e Rambos janë të personalizuara dhe të bëra me dore nga Jilly Lile, i cili arriti të krijojë thikën ikone në filmin e parë. Idea ishte që duhej të krijohej nje thikë e cila do ti bënte ballë situatave ekstreme për të mbijetuar.
6- Stërvitja që duhet të bënte Stallone për të arritur rolin e Rambos zgjati 8 muaj përpara se të nisnin xhirimet, por ai e vazhdoi atë edhe gjatë xhirimeve. Bënte 2-3 orë stërvitje në mëngjes, vazhdonte me 10-12 orë xhirime dhe më pas bënte edhe 2-3 orë të tjera stërvitje.