6 efekte pozitive të boronicës

Kuriozitete

1- Boronica është e pasur me vitamina C, A, dhe minerale, po ashtu ajo përmban nivel të lartë të kaliumit.

2- Studimet kanë treguar se boronica e kuqe ka efekt pozitiv kundër infeksioneve bakteriale të traktit urinar.

3- Ky frut pengon gjithashtu bakteret që të shumohen në muret e kanalit urinar.

4- Boronica e kuqe eliminon rrezikun e sëmundjeve dhe mishit të dhëmbëve.

5- Kjo e fundit, është e mbushur me bioflavonoide, të cilat veprojnë si një antioksidant që parandalon plakjen e organizmit, kanë efekt pozitiv në enët e zemrës dhe gjakut, dhe është mjaft efektive kundër disa llojeve të kancerit të tilla si kanceri i gjirit dhe ai i zorrës së trashë.

6- Sipas studimeve, boronica lufton diabetin sepse ajo ul nivelin e sheqerit në gjak.