5 ushqime që i keni harruar totalisht por duhet t’i konsumoni më shpesh!

Kuriozitete

ffsdfdsdfs

Frutat janë mjaft të rëndësishme për organizimin tonë edhe pse shpesh gjatë ditës harrojmë t’i konsumojmë. Ja 5 fruta të rëndësishme që do t’ju ndihmojnë të ndiheni plot energji gjatë gjithë ditës.
1. Spinaqi ka qenë dhe mbetet një përbërës kryesor i dietave pasi në të nuk gjendet yndyrna, kolesterol apo sheqerna, përkundrazi, ai është i pasur me kalcium, fibra dhe beta karrroten – një element i rëndësishëm për sistemin imunitar. Rekomandohet të konsumohet i gjallë, por edhe i gatuar ai ruan të njëjtat vlera ushqyese.
2. Bananet përmirësojnë ndjeshëm përqëndrimin pasi ka nivel të lartë posatiumi. Kjo i ndihmon studentët të studiojnë, të kenë kujtesë më të mirë dhe të kenë një përqendrim më të madh. Gjithashtu, bananet janë burim i vitaminës C, mbrojnë shikimin dhe forcojnë kockat. Jo vetëm kaq, një banane në ditë ndikon në humorin tonë dhe redukton nivelin e stresit, falë përmbajtjes së triptofanit.
3. Brokoli është burim i kalciumit, ashtu si produktet e tjera të qumështit. Ai përmban Vitamin C dhe beta-karoteni, të cilat ndihmojnë në rikuperimin e qelizave. Gjithashtu, brokoli njihet për efektet e tij në luftimin e sëmundjeve kancoregjene.
4. Mjalti njihet për vetitë e tij ushqyese dhe mbetet një nga ushqimet më të pasura. Ai lufton alergjitë të cilat janë mjaft të përhapura në stinën e pranverës dhe verës, si dhe sëmudjet e zemrës.