5 tiparet “negative” që Luani s’do që t’ia zbulojnë të tjerët

Kuriozitete

1. Dominues

Luani ka natyrë dominuese dhe karakter të fortë. E dinë ekzaktësisht çfarë duan në jetë dhe do e marrin çfarë duan me çdo mjet. Duan të jenë në kontroll të situatave dhe presin që njerëzit t’i ndjekin. Janë liderë të lindur, janë një nga shenjat më dominuese të horoskopit, diçka që nuk pritet mirë nga të tjerët.

2. Posesiv

Janë zemërgjerë dhe të dashur me njerëzit, por i mbajnë gjërat e tyre shumë pranë. Ndaj janë të prirur të jenë posesivë. Janë të devotshëm në familje dhe miqtë e ngushtë, por kur besnikëria e tyre kthehet në posesiviteti, kjo i bën gjërat e komplikuara. Ndarja e gjërave me të tjerët, është pikë e dobët e Luanit.

3. Krenari ekstreme

Luani e admiron luksin dhe lavdinë dhe shpesh e prezantojnë veten më shumë seç janë. Shumë Luanë shtyhen nga dëshira për të qenë të dashur për të tjerët. Zakonisht janë falës por krenarie ekstreme e tyre mund t’i bëjë ta mbajnë gjatë mërinë.

4. Arrogant

Si lider natyral është e kuptueshme sepse Luani është arrogant, kryesisht për opinionet e tij. U pëlqen që prezenca e tyre të vihet re dhe të jenë në qendër të vëmendjes. E shijojnë të kenë më të mirën e të gjithave dhe duan që të jenë më të mirët në çdo gjë.

5. I ndjeshëm ndaj kriticizmit

Asnjëri nuk e pëlqen kriticizmin por duket se Luanët orvaten të jenë të pranuar shoqërisht dhe shpesh u pëlqen të jenë në rrethe të larta shoqërore. Do mërziten kur kritikohen por gjithsesi mund të falin apo të harrojnë lehtë.