Secili prej nesh beson në supersticione të ndryshme. Nga historitë që kemi dëgjuar, nga traditat apo “legjendat” e qyteteve ku kemi jetuar, etj. Shumë njerëz i referohen këtyre dukurive, kur duan të shpjegojnë fatin e tyre. Por, disa prej tyre janë të njejta kudo dhe thuajse të gjithë i besojnë.
1.Macja e zezë sjell ters.
Në lashtësi, macet konsideroheshin si kafshë të shenjta. Egjiptianët mendonin se ato ishin magjike dhe sillnin shumë fat. Por, njerëzit filluan të konsideronin si ters një mace të zezë rreth shekullit të 14-të. Sidomos pas përhapjes dhe persekutimit të shtrigave në shekullin e 16-të. Mendohet se shpirtrat e këqinj, transformohen në mace të zeza dhe nëse ato iu dalin përpara apo akoma më keq t’iu presin rrugën, njerëzit kanë tendencën të ndryshojnë rrugën për të shmangur tersin.
2.Thyerja e pasqyrës.
Mendohet prej shekujsh se nëse thyeni një pasqyrë, do të ndiqeni nga fati i keq për plot 7 vite. Nëse një person thyen pasqyrën, romakët mendonin se reflektimi i tij shkatërrohej dhe si pasojë i dëmtohet shpirti. Për t’u pastruar nga ky shpërfytyrim, duhen plot 7 vite.
3.Trokitja në pemë.
Ky supersticion është ndër më të vjetrit. Sipas historisë, nëse trokisni në një pemë, atëherë do t’iu sjellë fat. Kjo, sepse pemët supozohet se janë shtëpia e shpirtrave dhe krijesave mistike. Praktikisht, kur ju trokisni, jeni duke iu kërkuar atyre një “nder”.
4.Çadrat.
Edhe sot, nëse hapim çadrat brenda në shtëpi direkt do të dëgjojmë mamatë apo gjyshet të thonë se duhet t’i mbyllim ato. Për këtë supersticion ka shumë teori të ndryshme dhe asnjëra prej tyre nuk përputhet me njëra-tjetrën. Por, na mjafton të dijmë që gjyshet tona na kanë thënë se nuk është mirë, apo jo?
5.Patkoi është fat.
Edhe sot, shumë njerëz e përdorin si zbukurim qoftë në shtëpi apo qoftë në bizhuteri të ndryshme. Patkoi konsiderohet fatsjellës, pasi hekuri i tij dikur mund t’i rezistonte pafund zjarrit. Shumë njerëz besonin se një patkua i mirë, do t’i sillte kalit fuqi magjike. Për të sjellë pasuri apo fat në një familje, zakonisht ky simbol vendoset tek dera e shtëpisë.