5 mënyra se si leximi mund ta bëjë jetën tuaj më të bukur

Kuriozitete

Lexo një libër e do të kesh jetuar mijëra jetë ! kjo është ajo që besojmë ne në zyrën tonë Living! E ndonëse përfitimet e shumta të të lexuarit janë të vërtetuar shkencërisht duket se është një kënaqësi që po humbet gjithnjë e më shumë për shkak të Wi-Fi-së, smartphonë-ve dhe argëtimeve që gjejmë online. Por, pasi t’ju risjellim në vëmendjen tuaj edhe një herë disa nga përfitimet më kryesore të leximit , e sigurt që për të paktën 30 minuta në ditë do të merrni një libër për ta lexuar.

1- Leximi redukton stresin

Lexuesit nga Universiteti i Sussex zbuluan se leximi ishte më efektiv në reduktimin e stresit sesa muzika, ecja dhe pirja e kafesë. Duhen vetëm gjashtë minuta lexim për të zvogëluar nivelin e stresit.

2- Leximi ju bën më shumë empatik

Eksperimentet kanë treguar që njerëzit që lexojnë shpesh dhe e gjejnë veten në situata me të cilat janë njohur një herë në jetë, kanë inteligjencë më të lartë emocionale.

3- Leximi me të vërtetë mund t’ju ndihmojë të kapërceni depresionin

Hulumtimet e fundit kanë zbuluar se leximi është një nga mënyrat më të mira për të luftuar depresionin. Lexuesit të cilëve iu dha një libër i rekomanduar nga ekspertët e shëndetit mendor treguan nivele më të ulëta të depresionit pas një viti sesa ata që trajtoheshin duke përdorur vetëm metoda të mjekësisë konvencionale apo terapitë me psikologë.

4- Leximi ju bën më shoqëror

Një studim nga National Endowment for the Arts sugjeroi që njerëzit që lexojnë janë më të motivuar të marrin pjesë në ngjarje shoqërore.

5- Leximi përmirëson kujtesën tuaj

Kur lexoni, ju po stërvitni trurin tuaj. Çdo grup fjalësh të reja që hasni ndihmon në kujtesën tuaj afatgjatë. Eksperimentet kanë treguar që leximi ngadalëson shkallën e rënies në fuqinë e trurit të një personi. Leximi parandalon gjithashtu sëmundjen e Alzheimerit, sipas hulumtimeve nga Akademia Kombëtare e Shkencave.