Dietologët përpiqen t’i ndihmojnë njerëzit jo vetëm të humbin në peshë, por edhe t’i mësojnë zakone të të ushqyerit shëndetshëm. Ja cilat janë disa nga këto zakone. Praktikojini çdo ditë dhe do të ndiheni shumë më mire se më pare.
1. Pini shumë ujë – çdo mëngjes pini një gotë ujë dhe kjo do ju ndihmojë të mbani trupin tuaj të hidratuar përgjatë gjithë ditës.
2. Shijojini vaktet tuaja – tek ushqeheni, ju duhet të përqëndroheni vetëm në atë që hani. Mundohuni të mos përdorni celularin dhe të mos shihni televizor.
3. Merrni sa më shumë ajër të pastër – 10 minuta në ditë duhet të gjeni kohë për të bërë një shëtitje pasi kjo do ju përmirësojë shëndetin tuaj mendor.
4. Hani sa më shumë perime – bëni pjesë të ushqimit tuaj të përditshëm tre deri në pesë perime të ngjyrave të ndryshme dhe do ta ndieni menjëhërë ndryshimin në trupin tuaj.
5. Lejojini vetes pak çokollatë të zezë – ajo përmban antioskidantë dhe fibra dhe do ju ndihmojë të jeni më aktivë gjatë ditës.