5 Gjerat që mund të bëjë një fëmijë që të rriturit nuk i dinë

Kuriozitete

Një foshnjë e porsalindur duket sikur kërkon ndihmë të vazhdueshme nga të rriturit. Në fakt, foshnjat janë shumë më të forta nga sa mendojmë: ata janë në gjendje të manipulojnë nënën e tyre me ndihmën e impulseve kimike, ata flenë me sy të hapur dhe nuk kanë frikë nga lartësitë.

Jane studiuar fakte për foshnjat e porsalindura dhe rezulton që ata janë super-heronj të vërtetë.

  1. Një foshnjë mund të ripërtërij organet e brendshme të nënës së tyre.

Shkencëtarët kanë vrojtuar që trupi i disa nënave ndjehet më mirë menjëherë pas lindjes së një fëmije. Është fetusi në mitër ai që duhet të falënderohet për këtë: aktiviteti kardiak i nënës mund të përmirësohet falë qelizave burimore nga kordoni i kërthizës së foshnjës. E njejta gjë ndodh dhe me organet e tjera.

2. Një i porsalindur ka më shumë lidhje nervore sesa një i rritur.

Fëmijët kanë lindur me 100 miliardë lidhje nervore në tru. Kjo është 2 herë më shumë sesa të rriturit. Kjo do të thotë që, në një farë mënyre, foshnjat mendojnë më shumë sesa prindërit e tyre: foshnjat duhet të  përthithin një sasi të madhe informacioni gjatë vitit të parë të jetës.

3. Kur një i rritur ndjehet i ftohtë, ata dridhen, por një fëmijë jo.

Të porsalindurit kanë një mënyrë të veçantë për të realizuar rregullimin termik trupor: 5% e trupit të foshnjave është i përbërë nga indi dhjamor. Kjo është arsyeja pse foshnjat janë më pak të ndjeshme ndaj të ftohtit se sa të rriturit. Të rriturit nuk e kanë këtë lloj rregullimi termik.

4. Foshnjat mund të ndryshojnë ngjyrën e tyre të syve.

Foshnjat janë në gjendje të ndryshojnë ngjyrën e tyre të syve. Disa bebe lindin me sy blu ose blu të errët, por kjo nuk zgjat shumë. Kjo ndodh për arsye se pigmenti i melaninës në trup nuk prodhohet menjëherë.

5. Fëmijët nuk kanë frikë nga lartësitë, deri në një moshë të caktuar.

Shkencëtarët thonë se foshnjat nuk kanë frikë nga lartësitë deri në 9 muaj. Ata fillojnë të kenë frikë vetëm kur mësojnë të zvarriten. Kur bëhet fjalë për foshnjat, mungesa e informacionit nga ana e tyre është arsyeja e “trimërisë”. Kur një fëmijë fillon të lëvizë në mënyrë të pavarur, truri merr të dhëna nga vizioni i tyre periferik dhe mëson të rregullojë ekuilibrin e tij.