Udhëtimet janë një ndër investimet më të mira që gjithësecili prej nesh mund të bëjë për veten e tij, por shpesh herë kur ato nuk janë të mirëorganizuara mund të kthehen në një kërcënim.
1.Përpara se të niseni bëni një kërkim në internet mbi vendin ku do te udhëtoni, ushqimin, transportin, traditat në mënyrë që të evitoni ndonjë pakënaqësi.
2. Shkarkoni një hartë në celularin tuaj në mënyrë që ta përdorni si guidë.
3.Mos merrni me vete gjëra të kushtueshme.
4.Nëse udhëtoni të vetëm, kur të mbërrini në hotel sigurohuni të jepni të gjitha të dhënat e juaja të sakta.
5. Informohuni dhe mësoni të përdorni transportin publik.