Fëmijët nga natyra janë kureshtarë, por kur vjen puna tek disa situata ata nuk duhet të jenë në dijeni për to. Ata janë të sinqertë dhe nëse prindërit flasin më tepër nga se duhet në prani të tyre situata mund të kthehet kundër tyre. Më poshtë do të lexoni 5 gjërat që duhet t’ua mbani sekret vogëlusheve tuaj.
1. Grindjet me partnerit
Në çdo shtëpi ka zënka e konflikte! Nëse kjo gjendje sa vjen e përkeqësohet, do të ndikojë në rritjen e fëmijëve, por shpesh herë prindërit nuk dinë të menaxhojnë situatën. Nëse fëmijët janë në dijeni të këtyre zënkave ata do të mendojnë se janë shkaku i tyre.
2. Koha kur ata flenë gjumë, është relaks për ju
Nëse fëmijët tuaj do kuptojnë se kur ata janë në gjumë ju bën qef e sigurtë që ata s’do të duan të flenë më kurrë. Duhet të bëni sikur jeni të lodhur sa t’i zërë gjumi e pas të vazhdoni me rutinën tuaj, pastrimi i shtëpisë, gatimi apo kujdesin për veten.
3. Dhimbjen e lindjes
Fëmijët nuk duhet të dinë asnjëherë nëse ju keni vuajtur për shkakun e tyre. Tregohuni të kujdesshëm me detajet dhe mos ia bëni dramatike, procesin e lindjes.
4. Situata juaj financiare.
Qoftë për mirë apo për keq, fëmijët nuk duhet të jenë në dijeni të të ardhurave tuaja.
5. Sekretet e prinërve të tjerë që ju tregojnë për fëmijët e tyre.
Mund të jetë zbavitëse të ndani sekretet me fëmijët tuaj, por disa prejt tyre duhet t’i mbani për vete, pasi mund të ndikojnë në marrëdhënien e fëmjës tuaj me të tjerët.