A e dini cilat janë 4 sendet që nuk duhet t’i mbani asnjeherë në portofolin tuaj? Nëse tani i mbani, bëni mirë t’i hiqni sa më parë. Ja pse!
1.Letër me kode personale: Nese vendosni kodet tuaja personale ne një letër si psh:të kartës së debitit,Fb,IG etj atëherë ia bëni edhe më të lehtë hajdutit të ketë akses në adresat dhe llogaritë tuaja.
2.Fatura bankare ose të supermarketeve: Kështu një hajdut ka probabilitet më të lartë të dijë çdo lëvizje tuajën madje edhe të dijë shpenzimet, llogarinë bankare dhe shumë informacione të tjera personale.
3.Kartë debiti: Kartat e debitit është më mirë të mos i mbani gjithmonë me vete, merrini vetëm kur ju duhet t’i përdorni. Kështu nëse mbani kodin në portofol dhe ju vjedhin, të paktën ata nuk kanë edhe kartën aty.
4.USB: Sa e sa informacione me vlerë apo personale mund të ketë secili prej nesh në atë USB të vogel? Çdo të ndodhte nëse të gjitha do të zhdukeshin dhe të përfundonin në duart e një të panjohuri i cili nuk do t’jua kthente më? Ndaj është më mirë nese e mbani USB tuaj në një vend më të sigurt se portofoli.