4 mënyra për ta bërë kafenë e mëngjesit një pije të shëndetshme

Kuriozitete

Të apasionuarit pas kafesë mburren me faktin se kjo e fundit është e pasur me antioksidantë dhe mund të shmangë një sërë komplikacionesh shëndetësore. Nëse dëshironi të maksimizoni vlerat e kafesë ja gjashtë këshilla se si të shijoni ritualin e papërsëritshëm të mëngjesit.

Në fillim një gotë ujë
Njerëzit që e nisin ditën me një filxhan kafeje, nuk pijnë mjaftueshëm ujë gjatë ditës. Ekspertët rekomandojnë që të pini një gotë me ujë kur të zgjoheni dhe përpara se të pini kafenë. Për më tepër, ekspertët thonë se rituali i ujit duhet të vazhdojë edhe gjatë ditës që të jeni të hidratuar.

Hiqni dorë nga ëmbëlsuesit artificialë
Ëmbëlsuesit artificialë kanë lidhje të drejtpërdrejtë me rrezikun në rritje të mbipeshës, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2. Ekspertët thonë se është më mirë të përdorni fare pak sheqer të vërtetë sesa ëmbëlsues artificial.

Vetëm një lugë sheqer
Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon përdorimin e jo më shumë se 6 lugëve çaji me sheqer në ditë. Përpiquni të rezervoni vetëm një lugë çaji me sheqer për kafenë tuaj dhe jo më shumë.

Shtoni Erëza
Nëse jeni të angazhuar në misionin e heqjes dorë nga sheqeri, atëherë zgjidhni erëza të ëmbla pluhur siç janë xhenxhefili, arrëmyshku, karafili apo kanella. Këto erëza rrisin ndjeshëm dozën e antioksidantëve. Kanella ka vlerën e shtuar sepse ndihmon të ulë sheqerin në gjak dhe është e pasur me antioksidantë.