Një ndër ngjyrat që ka tërhequr gjithmonë vëmendjen tonë është ngjyra e kuqe, më saktë personat me flokë të kuqe që shpeshherë u referohemi në përditshmëri si kuqo ose kuqalashë. Kuqalashët nuk janë unikë vetëm nga ngjyra e tyre natyrale e flokëve, por edhe formacioni gjenetik. Në fakt, është pikërisht ADN-ja e tyre, më saktë një gen në ADN-në e tyre që përcakton ngjyrën e flokëve dhe lëkurën e tyre të zbehtë dhe me quka. Ata përbëjnë rreth 12% të popullsisë në botë dhe paraqesin disa karakteristika ndryshe nga të tjerër : Living ju njeh me disa prej tyre :
1.Rreziku i shfaqjes së melanomave është më i lartë. Rrezet e diellit kanë një rrezikshmëri më të lartë tek kuqalashët se tek personat bjondë, të bardhë apo me ngjyrë. Kuqalashët janë më të rrezikuar ndaj kancerit të lëkurës, krijimit të melanomave etj. Këta persona duhet të mbrohen gjithmonë nga rrezatimi diellor.
2.Kuqalashët prodhojnë vitaminë D më shumë se personat e tjerë. Në këtë mënyrë ato nuk e kanë shumë të nevojshme ekspozimin në diell për përfitimin e kësaj vitamine. Ky është një avantazh gjenetik i tyre në mënyrë që të jenë më të mbrojtur ndaj rrezeve të dëmshme diellore.
3.Janë më të ndjeshëm ndaj dhimbjeve. Kuqalashët janë më të ndjeshëm ndaj dhimbjeve si dhe kstudimet kanë provuar që duhet aplikuar një sasi e lartë anestezie kur u nënshtrohen ndërhyrjeve irurgjikale. Presupozohet se kjo lidhet me ADN-në dhe aktivitetin e tyre nervor.
4.Meshkujt kuqalashë kanë një rrezikshmëri më të ulët për zhvillimin e kancerit të prostatës. Ky nivel i ulët i rrezikshmërisë së kancerit të prostatës lidhet me vitaminën D, që kuqalashët e kanë në masë më të lartë se racat e tjera të popullsisë.