1.Disa minuta përpara se të flesh gjumë vendos muzikë të lehtë në celularin tënd dhe mundohu të bësh një dush të ngrohtë. Dushi është një mënyrë për të parandaluar mikrobet që mund të shqetesojnë gjumin.
2.Jepi prioritet trupit tënd.
Gjëja më e mirë për të bërë është që mëngjesin dhe mbasditen t’ia dedikosh ushtrimeve intense dhe mbrëmjen t’ia dedikosh atyre më pak intense. Një seancë joga për shembull mund të ishte një ide e mirë për të zgjatur dhe relaksuar muskujt, ndërkohë që ndihmon edhe në qetësimin e mendimeve dhe në uljen e ankthit.
3.Stop përdorimit të mjeteve teknologjike.
Pasi i keni veshur pizhamet, atëhere jeni gati për gjumë. Mundohu të mos jesh i shpërqendruar nga mjetet teknologjike. Drita e ketyre aparateve çon sinjale në tru të cilat bëjnë të mundur që ju të qendroni akoma dhe më shumë zgjuar, ( e kundërta e asaj që ti po kërkon). Dhe përmbajtja e asaj që ti po lexon bën që mendja jonë të jetë vigjilente , dhe jo ta relaksohet.
4. Pakëso përdorimin e alkoolit dhe kafeinës.
Dihet që alkooli mund të bëjë të mundur dëshirën për të fjetur gjumë. Por sipas një studimi të kryer kohët e fundit, konsumimi i alkoolit bën të mundur zgjimin shumë herë gjatë natës dhe si pasojë dhe rritjen e pagjumësisë.