4 arsyet pse çokollata është e shëndetshme!

Kuriozitete

cokollata
Çokollata është një nga produktet më të shitura në mbarë botën. Shija e saj e veçantë me bazë kakao i bën të gjithë të ‘dashurohen’ pas saj. Por shpesh ajo cilësohet si jo e shëndetshme. Megjithatë “Your Tango” na zbulon 4 të mirat e konsumimit të çokollatës.
1. Konsumoni çokollatë nëse keni dhimbje koke ( Çokollata ka veti qetësuese. Ajo ndihmon në uljen e dhimbjeve dhe përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit )

iStock 522735736
2. Është e mirë për zemrën. ( Përfitimet e zemrës nga çokollata janë të shumta. Ajo ndihmon në fleksibilitetin e arterieve, si dhe balancon edhe sasinë e kolesterolit në gjak.)
3. Përmirëson trurin ( Një studim në Shkollën Mjekësore ‘Harvard’ vërtetoi se dy gota çokollatë të nxehtë në ditë ndihmojnë në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në pjesët thelbësore të trurit.)
4. Këshillohet për nënat shtatzëna. ( Një studiues finlandez tregon se gratë shtatzëna që hanin çokollatën kishin më pak stres dhe foshnjat e tyre buzëqeshin më shumë se foshnjat e nënave që nuk konsumonin çokollatë. )