30 gjëra tipike që i bën çdo nënë shqiptare!

Kuriozitete

Në vijim gjeni një listë me situata tipike të mamave shqiptare, cilat prej tyre gëzon ti apo nëna jote?

1. Kur laj enët dhe fus rrobat në lavatriçe që në 7 të mëngjesit, se në orën 9 jam në punë.

2. Kur nisa të kurseja lekët.

3. Kur i them vajzës “Erdha, ja dy sekonda” dhe vazhdoj akoma punën që kam nisur.

4. Kur fillova të stresohem se çfarë të gatuaj për drekë dhe darkë.

5. Kur më thotë bashkëshorti: “Kujdes se ndonjë ditë do të na fusësh në lavatriçe bashkë me rroba”.

6. Kur nuk ha im bir dhe them që ky s’i ka lënë gjë të atit.

7. I marr erë rrobave para se t’i hedh në kosh për t’i larë.

8. Kur thashë një ditë që djali im është më i bukuri në botë.

9. Kur bërtas dhe unë kur flas në telefon.

10. Kur mora shtëpinë time dhe u bëra e fiksuar pas pastërtisë.

11. Kur bleva shtëpinë time dhe tani më vjen keq të hedh poshtë gjellën e djeshme.

12. Kur bërtas që si askush nuk më ndihmon me punët e shtëpisë dhe ndërkohë nuk lë njeri të prekë gjë me dorë.

13. Kur fillova kafenë turke.

14. Kur pastrova shtëpinë para se të vinte pastruesja.

15. Kur prisja motrën zgjuar kur dilte në darkë.

16. Kur s’ma hapi mami një ditë telefonin dhe më shkoi mendja te më e keqja.

17. Kur bëj si e fiksuar për punët e shtëpisë.

18. Kur i them burrit “Çohu se ora 11”, kur ndërkohë është ora 7.

19. Kur u bëra me nerva dhe i fsheha paketën të dashurit.

20. Kur nisa të ruaja kavanozat.

21. Kur i them bashkëshortit që kaq e vështirë është ta mbyllësh derën.

22. Kur nisa të thekja bukën e mbetur të një dite më parë.

23. Kur lëvizja mobiljet se mos më shpëtonte ndonjë cep pa pastruar.

24. Kur nisa t’u them fëmijëve çdo 5 minuta në shtëpi: “Vish shapkat”.

25. Kur fillova të thoja “S’ka si dora jote”.

26. Kur kthehem pas dy-tre herë se mos kam lënë ndonjë prizë ndezur.

27. Kur mërzitem që do vijnë njerëz në shtëpi se ma bëjnë rrëmujë dhe pis.

28. Kur fillova të pëlqeja të blija aksesorë për shtëpinë (tiganë e kam fjalën).

29. Kur mbaja inat vetëm 2 minuta.

30. Kur i thashë motrës “ti ke ngjarë nga rraca e këtyre”, sikur s’ishin rraca ime dhe ata.