3 shenjat e horoskopit që kanë gjithmonë lekë mënjanë për ditë të mira e të vështira!

Kuriozitete

Nuk ka shumë rëndësi nëse në kuletën tuaj në këto momente gjendet rroga e sapotërhequr e muajit, apo disa qindarka të mbetura nga shpenzimet javore. Kur bëhet fjalë për të menaxhuar sa më mirë paratë jo të gjithë veprojmë njëlloj.  Përpara se të fusni ju dorën në xhep, janë yjet ato që e bëjnë këtë gjë për ju, sidomos për 3 fatlumet e mëposhtme që nuk ngelin kurrë pa lekë. Ja t’i shohim më nfga afër:

Demi: Personat që i përkasin kësaj shenje janë llogaritarë të lindur. Nuk kanë nevojë për laps e letër. Nuk kanë nevojë as për makinë llogaritëse, pasi e kanë gjithçka të programuar në kokë. Demët nuk i lejojnë vetes shpenzime të kota, prandaj dhe zgjedhin të kursejnë. Janë të kujdesshëm në menaxhimin e të ardhurave dhe nuk rrezikojnë kurrë të ngelin me xhepin bosh.

Virgjëresha: Paraja dhe Virgjëresha kanë një marrëdhënie utilitare: Virgjëresha përdor paratë, por edhe paratë e përdorin Virgjëreshën Janë shumë të moderuara kur bëhet fjalë për të bërë blerje të reja apo shpenzuar sasi të konsiderueshme për veshjet, udhëtimet etj. Natyra detajiste dhe perfeksioniste bën që të mos bien lehtë në kurthin e uljeve apo blerjeve të çmendura. Kursejnë shumë por njëkohësisht kënaqin nevojat e tyre të së tashmes.

Bricjapi: Kjo shenjë është një ndër më punëtoret e të gjithave. Janë gjithmonë me këmbë në tokë dhe u pëlqen të analizojnë çdo risk që mund t’u kanoset. Ata punojnë fort dhe mendojnë për ditë të vështira. Nuk shpenzojnë asnjëherë për gjëra pa vlerë.