3 shenjat e horoskopit që i ruajnë paratë si sytë e ballit

Kuriozitete

parat

Sa herë e keni dëgjuar nga prindërit, kryesisht nga mamaja shprehjen ”I bëre lekët rrush e kumbulla, si nuk kursen një çikë” ! 1, 10 apo qindra herë ? Mesa duket kjo këshillë është refreni i përbashkët i shumicës së prindërve shqiptarë. Por të kursesh dhe të vësh diçka mënjanë në rast emergjence nuk është aq e thjeshtë sa duket, sidomos kur kalon para një dyqani dhe sheh këpucët e tua të preferuara apo një fustan të ri në vitrinë. Por për 3 shenjat e mëposhtme të horoskopit, duket sikur kursimi është arma e tyre më e fortë. Yjet arrijnë të kontrollojnë xhepat e gjithësecilit, por jo vetëm, edhe arkat e kursimit :
1.Virgjëresha: Virgjëreshat janë llogaritare të lindura. Nuk kanë nevojë për laps e letër apo makinë llogaritëse pasi kanë gjithçka të programuar në kokë. U pëlqen jeta e mirë, të ushqehen mirë, të udhëtojnë, por sakaq i mbajnë këmbët të shtrënguara fort pas realitetit. Jo gjithmonë mund t’i lejojnë vetes shpenzime të kota, prandaj zgjedhin më mirë të kursejnë. Janë shumë të kujdesshëm në menaxhimin e të ardhurave dhe nuk rrezikojnë kurrë të ngelin trokë. Sa mirë, kur të ngelni ndonjëherë keq trokisni në derën e ndonjë virgjëreshe.

2.Demi: Marrëdhënia e demit me paratë është marrëdhënie e përbashkët utilitare, demi përdor paratë..por dhe paratë përdorin demin. Për ta kursimi nuk është thjesht heqje dorë nga ndonjë kënaqësi e momentit, por një investim i mirë për të ardhmen. Kursejnë në masë të moderuar, duke kënaqur njëkohësisht nevojta e së tashmes dhe planet për të ardhmen. Të mençur këta demat, zor t’u rrëshqasë situata nga duart .

3. Bricjapi: Bricjapi është një ndër shenjat më punëtore të zodiakut. Janë gjithmonë me këmbë në tokë dhe u pëlqen të analizojnë çdo risk që mund t’u kanoset tani ose në të ardhmen, punojnë fort dhe mendojnë edhe për ditët e vështira. Motoja e një bricjapi është “ puno fort, për të pasur qëndrueshmëri”. Ndonjëherë i mërzisin të tjerët, me fiksimin që kanë për punën e tyre, por kjo i ndihmon ata të kursejnë mirë dhe të mos shpenzojnë për gjëra pa vlerë.