28 Nëntor -Dita e Flamurit

Kuriozitete

28 Nëntori ndryshe njihet edhe si Dita e Pavarësisë. Kjo ditë është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë botën (jo vetëm në Shqipëri) sepse në këtë datë në dy vite të ndryshme kanë ndodhur dy ngjarje historike në historinë e Shqipërisë. 28 nëntori është shpallur gjithashtu ditë festë edhe në Republikën e Kosovës; kjo gjë u bë zyrtare nga kryeministri Ramush Haradinaj në vitin 2017.

Më 28 nëntor 1443, heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e saj. 469 vite më vonë, më 28 nëntor 1912, i quajtur gjithashtu si Nëntori i dytë, u shpall Pavaresia e Shqiperisë nga Ismail Qemaili i cili ngriti flamurin në Vlorë.