1. Kam ndenjur dy orë në dush.
2. Kam qëndruar tetë ditë pa larë flokët. Sot meqë doli dielli, u lava.
3. Kam qëndruar në rrugë që të më shihte policia dhe të vrapoja për adrenalinë.
4. Qepa dy maska.
5. U qetha vetë.
6. Kam ngrënë trileçe me kastravec. Nuk e di ç’më tha truri.
7. Nuk e kam ndezur televizorin asnjë ditë.
8. Kam veshur të brendshme pa hekurosur. Nuk ka ndodhur kurrë më parë.
9. Trokita te komshia gjoja ngatërrova derën. S’kam asnjë interes, thjesht për gallatë. Ç’na bëri karantina.
10. I preva flokët të dashurit. Uaa duket tjetër njeri. Duket keq.
11. Jam veshur bashkë me shoqen me rroba plazhi, syze, morëm dhe lëng frutash dhe merrnim rreze.
12. Bëra presh me kanellë, e ngatërrova me piperin e kuq.
13. Jam depiluar. Jam bërë tapë.
14. Kam folur me ish-in çdo ditë në telefon. Sa për muhabet.
15. Kam numëruar lulet e perdes. Meqë ra fjala, janë 2462.
16. Kam filluar të flas me çdo gjë që kam përreth. Kam filluar të mësoj edhe gjuhën kineze.
17. Luaj mbi 6 orë letra murlan.
18. Kam puthur murin.
19. Mbolla 12 vazo me lule dhe kam një ballkon të vogël. Tani s’di ku t’i çoj.
20. Lava dyshemenë me raki.
21. Kam parë “La Casa de Papel”. Mendoja se s’do e shihja kurrë.
22. U futa në bagazhin e makinës së një miku për të ikur diku.
23. Bleva një krevat dopio. Unë jetoj vetëm.
24. Vizatova te dera e frigoriferit me manikyr. Duket tmerr.
25. Pashë nga fillimi “Game of Thrones”. Nuk e di si e bëra këtë gjë.