Viti i Ri erdhi në Zelandën e Re. Në Auckland, spektakli i fishekzjarrëve ka nisur, ndërsa mijëra vetë festojnë ndërrimin e viteve.
Ndër vendet e para në botë që kanë hyrë tashmë në vitin 2017, janë ishujt e Kiribatit dhe Samoas dhe pas tyre po bëhen gati të festojë dhe Australia, e më pas Japonia.
Ndër vendet e fundit që festojnë janë ishujt Hauai. Në Australi ku festohet pas gati dy orësh, autoritetet po bëhen gati ta presin natën e ndërrimit të viteve nën masa tepër të larta sigurie.