Borsh
Konsiderohet si një prej plazheve më të gjatë në Detin Jon si dhe është i famshëm për ujërat e kaltër dhe pastërtinë e plazheve.Plazhi është 7 kilometra i gjatë dhe është i paprekur nga turizmi masiv.
Plazhi i Lukovës
Plazhi i Lukovës është një prej plazheve më të famshme përgjatë rivierës bregdetare dhe është një prej plazheve më të bukur në shqipëri.
Plazhi Pulëbardha
Një plazh i vogël dhe i bukur mes Sarandës dhe Ksamilit.
Plazhi Mango
Një plazh popullor në Sarandë që ka të gjitha karakteristikat që ju duhen për të kaluar pushime të shkëlqyera.
Plazhi Pasqyra
Ky plazh në muajin gusht shndërrohet në një nga vendet më të populluara si dhe është shumë i njohur në zonën e Ksamilit.