Në Rivierën Shqiptare ka shumë vende të bukura dhe duke qënë se është kaq prane dhe këtë vit duket se plazhi do fillojë më shpejt , më poshtë vijojnë 15 plazhet më të bukura në Shqipëri që duhen vizituar në 2019.
Plazhi i Gjipesë
Një prej xhevahireve të fshehura të Shqipërisë.Plazhi është i rrethuar nga shkëmbin të lartë, që të japin ndjesinë se ndodhesh në një ishull të shkretë dhe jo në një plazh normal.Uji në Plazhin e Gjipesë është kristal i pastër dhe ka ngjyra të kaltra të mrekullueshme.
Gjiri i Gramës
Një prej vendeve më të bukura për të vizituar në Shqipëri, Gjiri i Gramës është një vend i mrekullueshëm për të kaluar ditën buzë detit dhe është shumë pranë Vlorës.Është një plazh ku lejohet kampingu, megjithatë sigurohuni të merrni ujë, ushqime dhe produkte të nevojshme të tjera sepse Gjiri i Gramës është i izoluar dhe nuk ka shërbime.
Plazhi i Dhërmiut
Dhërmiu është i njohur për jetën e natës gjatë verës dhe shtëpitë tradicionale prej guri.
Drimadhë
Shumë pranë më Dhërmiun, vizitorët mund të shijojnë një plazh edhe më të izoluar dhe më pak të populluar, siç është plazhi i Drimadhës.
Plazhi i Livadhit
Plazhi i Livadhit ndodhet shumë pranë Himarës .Ai është një prej më të gjatëve në rajon dhe është bërë i famshëm për ujin e tij ngjyrë blu të errët si dhe pemët e ullirit që e rrethojnë.