Ndiheni të trishtuar pa ndonjë motiv të veçantë? Mos u shqetësoni. Faji është i “të hënës blu”, ditës më të trishtuar të vitit.
Në fillimin e viteve 2000, një psikolog i Universitetit të Kardifit individualizoi falë përllogaritjeve të komplikuara se, e hëna e tretë e janarit është dita në të cilën ne ndihemi më depresivë.
Por ka disa mënyra sesi trishtimi të hidhet pas shpine. Ndoshta aktiviteti fizik, takimi me miqtë, apo ndonjë darkë e këndshme, pavarësisht festave të ditëve të kaluara.
Është quajtur “e hëna blu”, pasi në anglisht “blue” shpesh merr kuptimin e trishtë. “E hëna blu”, në thelb i ka disa të vërteta, edhe pse sipas shumëkujt, kërkimi i psikologut të Kardifit mund të ishte financuar nga ndonjë agjenci udhëtimesh.
Bëhet fjalë për një ditë të hënë, në përgjithësi të hënat janë disi të trishta për shkak se njerëzit duhet të rikthehen në punë. Veç kësaj, festat e fundvitit sapo kanë kaluar dhe ndoshta ka nga ata që janë zhytur edhe në borxhe për të blerë dhurata për familjarët.