Janë një sërë gjërash, të cilat ekzistojnë si mite dhe dihen nga njerëzit se janë të vërteta, por se në fakt janë gënjeshtra.
Ja 15 gënjeshtra që i dimë si të vërteta
1.Muri Kinez mund të shihet nga Hëna: nëse ndodheni në Hënë mund të shihni shumë gjëra por Muri Kinez nuk është njëri prej tyre. Në librin e titulluar “Second Book of Marvels” botuar në vitin 1983 autori Richard Haliburton deklaroi se Muri Kinez është e vetmja vepër njerëzore e cila mund të shihet nga Hëna. Muri Kinez ka një gjerësi maksimale prej 10 metër dhe të njëjtën ngjyrë me mjedisin përreth, kështu shikimi i tij me sy të lirë është i pamundur jo vetëm nga Hëna por edhe nga sateliti.
2. Kosi nuk konsumohet me peshk: përkundrazi nëse peshku është i freskët nuk ka asnjë pengesë të hahet me kos. Shkaku i helmimit nuk është kosi por proteina “Histamin” e gjendur tek peshku. Meqë kjo lëndë gjendet edhe tek kosi, kur konsumohet bashkë me peshkun mund të shtojë sasinë e Histaminës në trup. Kështu tek personat që janë alergjikë mund të shkaktojë skuqje ose kruarje. Nëse jeni të sigurt për freskinë e peshkut mund ta konsumoni atë me kos pa pasur frikë.
3. Ylberi ka shtatë ngjyra: ngjyra e kuqe, portokalli, e verdhë, bojë qielli, blu dhe vjollcë njihen si ngjyrat e ylberit. Ç’ është e vërteta në ylber ekziston një spektër i pandërprerë ngjyrash por perceptimi njerëzor rreth ngjyrave krijon një keqkuptim në shikimin e një brezi të vetëm ngjyrash. Disa ylbere përmbajnë më shumë breza se 7 brezat që mund të shohë syri i njeriut.
4. Kulla Piza është ndërtuar e shtrembër: kjo kullë e famshme e italianëve në të vërtetë është projektuar të ndërtohet drejt. Por për shkak të bazamentit të butë ka filluar të rrëshqasë drejt jugut që nga viti i ndërtimit 1173.
5. Uji është transparent (i tejdukshëm): arsyeja e ngjyrës bojë qielli të detit është pasqyrimi i qiellit në det. Uji ka një ngjyrë të zbehtë bojë qielli. Por edhe qielli ndikon në theksimin e ngjyrës së detit.
6. Fluturat kanë një ditë jetë: disa flutura të rritura mund të jetojnë 1-2 muaj. Ata të cilat jetojnë disa stinë mund të flenë gjatë dimrit ose të emigrojnë drejt vendeve të ngrohta.
7. Vegjetarianët nuk konsumojnë kurrë produkte mishi:vegjetarianët mund t’i ndajmë në nëngrupe të ndryshme. Ka grupe vegjetarianësh të cilët konsumojnë peshk, mish shpendësh, vezë dhe produkte bulmeti.
8. Kujtesa e peshkut zgjat disa sekonda: peshku Japonez ka një kujtesë e cila mund të rezistojë deri të paktën tre muaj.
9. Amerika e ka marrë emrin nga Amerigo Vespuçi‘: Emri Amerikë nuk vjen nga tregtari dhe hartuesi italian Amerigo Vespuçi por nga një tregtar i pasur nga Bristol, Richard Ameryk. Ameryk ishte krye-financieri i Xhon Kabot gjatë udhëtimit të tij të dytë transatlantik. Në maj të vitit 1497 Kabot arriti në Labrador me anë të një anijeje të vogël dhe ishte evropiani i parë i cili shkeli në tokën amerikane dy vjet para Vespuçit.
10. Strucët fusin kokën në rërë kur frikësohen: strucët femra ndonjëherë shtrihen në tokë duke hapur dhe krahët dhe përpiqen të mbrojnë të vegjlit e tyre nga nxehtësia e fortë e diellit. Krahas kësaj kur pushojnë strucët qëndrojnë në këtë pozicion për të qetësuar muskujt e qafës por asnjëherë nuk fusin kokën në rërë.
11. Kameleonët ndryshojnë ngjyrë kur ndihen të rrezikuar: arsyeja e ndryshimit të ngjyrës së kameleonëve është të impresionojnë gjininë tjetër ose mund të jetë për shkak të ekuilibrimit të nxehtësisë së trupit.
12. Nëse hani shumë sheqer sëmureni nga diabeti: marrja e tepërt e sheqerit nuk ka asnjë lidhje me sëmundjen e diabetit.
13. Perandori i Francës Napoleon Bonaparti është helmuar nga ana e këshilltarëve të tij për të penguar marrjen e fronit: doktori i cili bëri autopsinë, Francesco Antommarchi, kishte thënë se perandori ka vdekur nga kanceri i stomakut.
14.Fjala “Hush” e përdorur në një këngë popullore turke është një krahinë e Mushit: në të vërtetë Hush është emri i një kalaje turke të ndodhur në mes kryeqytetit të Jemenit Sana dhe Taiz.
15. Rio De Zhaniero është kryeqyteti i Brazilit: Kryeqyteti i Brazilit është Brazilia (ngatërrohet me qytetet më të mëdha si Rio De Janeiro dhe San Paolo)